Më shumë se 10,000 njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest për të protestuar kundër ligjeve të reja të punës, në të cilat ata janë etiketuar si “skllevër”.

Kjo ishte protesta e katërt dhe më e madhja që kur ligjet u miratuan javën e kaluar. Turmat marshuan drejt parlamentit dhe selisë së televizionit shtetëror, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ligji i miratuar nënkupton që kompanitë mund të kërkojnë deri në 400 orë jashtë orarit të punës në vit dhe mund të vonojnë pagesën deri në tre vjet. Në demonstratën e së dielës ishin të përfshirë sindikalistë dhe shumë studentë.