Hungaria, vendi i parë në BE që miraton vaksinën ruse Sputnik V

21/01/2021 - 19:53

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që i ka dhënë miratimin paraprak vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V. Mësohet se sot, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se autoritetet shëndetësore i kanë dhënë dritën jeshile edhe vaksinës ruse, edhe vaksinës së zhvilluar nga kompania britanike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar rreth dërgesave dhe shpërndarjes. Rezultatet e hershme të testimeve të vaksinës Sputnik V kanë treguar se efikasiteti i saj është mbi 90 për qind.

Zyrtarët shëndetësorë hungarezë ndodhen po ashtu në Pekin, për bisedime me autoritetet atje rreth miratimit dhe shpërndarjes së rreth një milion dozave të vaksinës kineze kundër koronavirusit Sinopharm.

Sinopharm tashmë po përdoret në Serbinë fqinje. Sinopharm, kompani shtetërore kineze, ka thënë muajin e kaluar se vaksina e saj është 79% efektive – më pak se ato të kompanive amerikane Pfizer dhe Moderna.

Por, kryeministri i Hungarisë ka thënë se mënyra e vetme që vendi t’i përmbushë kërkesat për vaksinim – marrë parasysh shpërndarjen e ngadalshme “zhgënjyese” të vaksinës Pfizer – është duke blerë vaksina nga Rusia dhe Kina.

Imunizimi kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian ka nisur në fund të dhjetorit me vaksinën që kompania amerikane Pfizer ka krijuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. Procesi, megjithatë, është kritikuar për ritëm të ngadalshëm. Në fillim të janarit, BE-ja ka miratuar edhe përdorimin e vaksinës Moderna, ndërsa AstraZeneca ka aplikuar tashmë për autorizim. Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se opinionin për vaksinën AstraZeneca mund ta lëshojë deri më 29 janar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Butani është një prej të paktave vende të prekura pak nga koronavirusi.

Presidenti Joe Biden tha ditën e  shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i

Një masë akulli prej 1.270 kilometrash katrorë u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në perëndim të Antarktidës.

Një polic në Virxhinia ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjatë detyrës.

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit.

Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shënde

Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin e tyre kundër pandemisë s

Një video që po qarkullon në rrjet prej pak ditësh ka tërhequr jo pak vëmendje dhe ka shqetësuar vendin e tij.

Brazili po përballet me “një tragjedi” të shkaktuar nga “një valë e re” e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në bazë të treguesve të  analizës së të dhënave të fundit nga Komiteti tekniko-shkencor, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sapo ka