Hyn në fuqi karantina, britanikët “në arrati” nga Franca

15/08/2020 - 12:38

Mijëra turistë britanikë që kishin zgjedhur të pushonin në Francë, nxituan të kthehen në shtëpi në përpjekje për të evituar masat e karantinës, të cilën Londra vendosi mbi Francën, që hynë në fuqi të shtunën.

Izolimi 14 ditor po ashtu është i detyrueshëm edhe për ata që kthehen nga Holanda, Monako, Malta, ishujt Turks and Caicos dhe Aruba.

Trenat e Eurotunelit ishin të mbushur plot të premten dhe ata që udhëtonin me avionë u përballën me çmime të fryra por disa tragete shtuan kapacitetet. Franca paralajmëroi se do të merrte masa reciproke.

Holanda paralajmëroi kundër udhëtimeve jo të domosdoshme në Britaninë e Madhe sapo kufizimet hynë në fuqi të shtunën po tha se nuk do të merrte masa reciproke.

Vendet u vunë në shënjestër të masave për shkak se shkalla e infektimeve atje i kapërceu 20 rastet për 100 mijë persona për shtatë ditë radhazi.

Sipas zyrtarëve, 160 mijë pushues britanikë ndodheshin në Francë dhe gjëja e fundit që ata donin është që pushuesit të ktheheshin në shtëpi bashkë me infeksionin.

Sidoqoftë, shumë udhëtarë, pavarësisht nxitimit nuk mundën të evitonin karantinimin në kthim. Një listë me më shumë se 50 korridore udhëtimi, ku lejohet lëvizja e shtetasve britanikë pa nevojë vetëizolimi në kthim u publikua në fillim të muajt të shkuar dhe më pas u zgjerua. Por, Britania nxori prej saj, fillimisht Spanjën e më pas edhe Francën e Holandën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A

Politika italiane është tronditur pas një operacioni antimafia të zhvilluar të enjten, ku pjesë e hetimeve janë edhe drejtues të rëndësis