Hyn në fuqi Ligji për Mediat Sociale në Turqi! Human Rights Watch: Qëllimi është imponimi i heshtjes

01/10/2020 - 17:05

Sot në Turqi hyn në fuqi një ligj i ri që imponon kontroll të rreptë shtetëror ndaj mediave sociale, ligj i cili u miratua në fund të korrikut nga Parlamenti i Ankarasë mes polemikave të forta nga opozita dhe aktivistët për lirinë e shprehjes.

Legjislacioni imponon detyrime ndaj gjigantëve të internetit si Facebook, Twitter dhe Youtube, të cilët tani e tutje duhet të kenë një person lokal kontakti, ligjërisht përgjegjës për përmbajtjen dhe detyrimin për heqjen e atyre që gjykohen se duhen hequr me kërkesë të autoritetit gjyqësor.

Ligji prek rrjetet sociale me mbi një milion vizitorë unikë në ditë dhe kërkon që të dhënat e përdoruesve të tyre të katalogohen në serverat lokalë, duke rritur frikën e shkeljeve të privatësisë. Nëse nuk arrijnë të përmbushin këto detyrime të reja, kompanitë do të përballen fillimisht me gjoba të mëdha, ndërprerje de facto dhe me ulje të gjerësisë së brezit deri në 90%.

Për partinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, kjo rregullore do të shërbejë për t'i "dhënë fund fyerjeve dhe sharjeve".

Nga ana tjetër, shoqatat e të drejtave civile, kanë denoncuar ligjin dhe kanë akuzuar për një goditje të mëtejshme të lirisë së shprehjes në një vend ku shumica e mediave tradicionale është në duart e grupeve pro-qeveritare.

"Është e pamundur në një vend si Turqia të shtypësh e godasësh rrjetet sociale, të cilat janë pjesë e jetës së njerëzve", tha drejtoresha e Human Rights Watch në Turqi, Emma Sinclair-Webb, sipas të cilës qëllimi i vërtetë është "të heshtësh e të mos kritikosh".

Sipas vëzhguesit të specializuar EngelliWeb, vetëm në vitin 2019 Turqia kishte ndaluar hyrjen në 408,000 faqe në internet dhe bllokuar 40,000 mesazhe në Twitter, 6,200 postime në Facebook dhe 10,000 video në YouTube.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia në Rusi ka vrarë një adoleshent 16-vjeçar, pasi ky i fundit i vuri flakën një stacioni policie dhe qëlloi me thikë një oficer.

Ndërsa shumë vende të botës po përpiqen që të mbajnë nën kontroll valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, Tajvani sapo ka shënuar 200

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Francë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47.637 raste të reja.

Personi që po shikoni në foto është tuniziani Brahim Aouissaoui, autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Ekonomia amerikane u rrit me 7.4% nga korriku në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021.

Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe v

Një tjetër sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në Francë, pas atij në Nice mëngjesin e sotëm ku mbetën të vrarë 3 persona.

Një person nga Arabia Saudite është arrestuar në Jeddah pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze.

Me paralajmërime për kohë të vështira presidentja e Komisionit të BE po i përgatit shpirtërisht europianët për kufizime që mund të zgjasi