Kryeministri italian, Giuseppe Conte i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila një ditë më i kërkoi falje Italisë në emër të BE, për faktin që nuk i kishin ofruar ndihmë në këto momente të vështira të përballjes me koronavirusin.

Von der Leyen kërkonte falje në median prestigjioze italiane “La Reppublica”, ku thoshte se “tani BE është me ju”, ndërsa në po të njëjtën gazetë i përgjigjet edhe Conte.

Kryeministri italian falënderon Von der Leyen për deklaratën, me të cilën shprehu afërsinë dhe solidaritetin për popullin italian, dhe në veçanti për personelin e tij shëndetësor, më pas sfidoi Evropën për të “treguar më shumë ambicie, kurajo dhe shenjë uniteti”.

“Fjalët e tua janë provë që italianët ka tronditur ndërgjegjen e të gjithëve, duke kaluar kufijtë kombëtar dhe duke vendosur reflektimin më urgjent sot: atë që Europa është e gatshme të bëjë për Italinë, por për vete. Është koha për të treguar më shumë ambicie, më shumë unitet dhe më shumë guxim. Përballë një stuhie si ajo e Covid-19 që prek të gjithë, kemi nevojë për një varkë jetese të fortë, evropiane që do t’i detyrojë vendet tona të bashkuara të strehohen”, tha Conte.