I nxehti ekstrem ka shkaktuar viktimën e parë në Spanjë. Një djalë 17-vjeçar ka humbur jetën për shkak të temperaturave të larta. Adoleshenti ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm pasi ishte ndjerë i sfilitur nga i nxehti ekstrem për shkak të punës në fshat.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Cordobas. Zyrtarët vendorë thanë se 17-vjeçari ishte ndjerë i trullosur dhe ishte hedhur më pas në pishinën e pronës ku po punonte. Pasi doli nga uji, pësoi probleme shëndetësore. Autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e të riut.