Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat lokale përtej Adriatikut shkruajnë se një i ri, rreth 25-vjeç, me origjinë nga Bangladeshi, është gjetur pajetë, me fytin të prerë në dhomën e tij të gjumit, në një shtëpi në Torino.

Bëhet fjalë për Mohammad Ibrahim, trupi i të cilit u gjet nga një bashkëjetuesi i tij, po nga Bangladeshi. 

Bashkëjetuesi i viktimës dhe persona të tjerë, disa nga Bangladeshi po merren në pyetje nga policia.

Paraprakisht karabinierët dyshojnë se vrasja ka ndodhur gjatë një grabitjeje.