Kryeministri italian, Mario Draghie ka komentuar incidentin që ndodhi në Pallatin Presidencial të Turqisë, kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u la e mënjanuar në divan gjatë takimit të presidentit turk me krerët e BE-së.

I indinjuar nga sjellja e Erdoganit, Draghie akuzoi presidentin turk për poshtërimin e presidentes së Komisionit Europian dhe tha se ishte e rëndësishme të tregohej i sinqertë me “diktatorët”

“Absolutisht nuk jam dakord me sjelljen e Erdogan-it ndaj presidentes von der Leyen. Mendoj se nuk ishte sjellja e përshtatshme dhe më erdhi shumë keq për poshtërimin që vonderLeyenduhej të vuante. Pas kësaj, le t’i quajmë ata siç e meritojnë, diktatorë, me të cilët dikush megjithatë duhet të merret vesh, duhet të jetë i sinqertë kur shpreh vizione dhe mendime të ndryshme,” u tha Draghi gazetarëve.