Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Indi, COVID-i: Mjekët e krahasojnë krizën me katastrofën e një tërmeti

04/05/2021 - 15:52

India vazhdon të përballet me një situatë tejet të vështirë të krijuar nga pandemia. Mjekët në një spital në Nju Dehli thonë se infrastruktura e tyre po shkon drejt shkatërrimit ndërsa numri i rasteve me koronavirus në vend vazhdon të rritet. Ata bënë thirrje për ndihmë nga Perëndimi dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Në këtë spital në Nju Dehli shtretërit janë plot me pacientë dhe furnizimi me oksigjen ka mbërritur në një pikë kritike, duke çuar në rritje të numrit të viktimave. Në disa raste, mënyra e vetme që një pacient i ri të sigurojë një shtrat në pavionët e kujdesit intensiv është vetëm nëse vdes një pacient ekzistues.

"Kjo nuk do të thotë se ata po lihen pas dore. Jemi në kolaps, nuk kemi kohë të na vijë keq për dikë, ne po humbasim pacientë. Të gjithë e dinë, nuk ka asnjë të fshehtë. Guvernatori e di, administrata gjithashtu, të gjithë", thotë Ruchi Gupta, mjeke në pavionin e kujdesit intensiv.

Kriza nuk po jep asnjë shenjë zbutjeje, gjë që po krijon rraskapitje të personelit mjekësor.

Drejtori i spitalit Sumit Ray e krahason situatën me një "katastrofë madhore" dhe thotë se përgjigja ndaj saj duhet të ishte e ngjashme me përgjigjen pas një tërmeti.

"Nëse ka ndonjë ndihmë që mund të marrim nga Perëndimi ose nga ndonjë vend tjetër nuk është vetëm oksigjeni. Kjo është si çdo katastrofë e madhe. Çfarë ndodh gjatë një tërmeti? Vijnë ekipe mjekësh, infermierësh, shtretër spitalorë si dhe ndërtohen spitale nga e para me shpejtësi. Kjo duhet të ndodhë", thotë ai.

Prej fillimit të pandemisë në Indi janë regjistruar mbi 20 milionë raste me COVID-19, duke e renditur në vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara që llogarit mbi 32.4 milionë raste. Numri i viktimave në Indi ka arritur në mbi 222 mijë. Vetëm të hënën ky vend raportoi rreth 370 mijë raste të reja me koronavirus dhe mbi 3,400 vdekje, shifra këto që ekspertët besojnë se janë edhe më të larta për shkak të mungesës në shkallë të gjerë të testimeve dhe raportimit jo të plotë të viktimave. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Besimtarët palestinezë u përplasën me policinë izraelite të premten vonë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, diplomatë dhe këshilltarë të lartë u takuan të premten në Portugali për dy ditë bisedime në drejtpërdre

Një kishë antike e epokës romake në Turqinë juglindore është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.

Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 10.554 raste të reja me koronavirus nga 328,612 testime të kryera.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia do të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit d

Tensionet midis Britanisë dhe Francës në lidhje me të drejtat e peshkimit u ulën të enjten vonë pasi Britania tërhoqi dy luftanije nga uj

Edhe pse Gjermania filloi me vonesë fushatën e vaksinimit për shkak të mungesave fillestare të furnizimit me vaksina, së fundmi ministria

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, thuhet se do të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndër