Ndërsa India sot raportoi numrin e saj më të lartë të rasteve të infektimit me COVID-19, shtetet vendosën kufizime akoma më të rrepta.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi 4,187 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve gati 240,000.

Rastet u rritën me 401,078 qytetarë, duke rritur totalin që nga fillimi i pandemisë në 21,9 milionë.

Ekspertët mjekësorë thonë se numri real i rasteve me COVID-19 ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se numri i deklaruar zyrtarisht.

Rreth gjysma e të gjitha shteteve të saj kanë vendosur një mbyllje totale ndërsa pjesa tjetër janë në mbyllje të pjesshme.

Megjithëse është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, India po lufton për të prodhuar dhe shpërndarë doza të mjaftueshme për të ndaluar valën e COVID-19.

Ndërsa rastet në zonat veriore dhe perëndimore të vendit kanë mbajtur barrën e pandemisë, shtetet jugore përfshirë Karnataka dhe Tamil Nadu kanë rritje të infektimeve.

Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit në Indi ka bërë që sistemi i kujdesit shëndetësor  të jetë në prag të kolapsi, me pacientët që vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit ose aksesit në shtretërit e spitalit.