Një infermiere kanadeze që u infektua muaj më parë ka rezultuar tetë herë pozitive me koronavirus në 50 ditët e fundit.
Nisur nga çfarë raportojnë mediat e huaja, Tracy Schofield nga Ontario filloi të përjetojë krejt papritur, simptoma të tillla si ethe dhe gulçim. Të nesërmen ajo u testua për herë të parë për COVID-19, dhe doli pozitive.
Schofilet, 49 vjeçe, kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv, dhe që atëherë edhe gjashtë herë rezultoi pozitive.
Ndërkohë mjekët i thanë nënës së tre fëmijëve se nuk besojnë se ajo mund të infektojë dikë, por ende nuk kanë përgjigje konkrete për rezultatin e saj.