Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes në lidhje me vaksinën e re ruse antiCOVID-19, Sputnik-V, që ka nxitur kritika ndërkombëtare për mospërfundimin e provave klinike të fazës së tretë.

“Para se të përfundohen të gjitha provat klinike, përdorimi i vaksinave është si kutia e Pandorës dhe për këtë arsye potencialisht e rrezikshme”, tha zëdhënësi i MSH-së, Kianush Jahanpur, në Twitter.

Jahanpur shtoi se vendet duhet të kenë parasysh se qëllimi i një vaksine duhet të jetë siguria dhe shëndeti i popullatës.

Si shumë vende, edhe Teherani ka njoftuar se po punon për një vaksinë.