Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, një prej klerikëve kryesorë në Iran dhe ish-ambasadori i Iranit në Vatikan humbi jetën si pasojë e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë iraniane Tesnim, thuhet se Khosroshahi u shtrua dje në spitalin Mesih Danishver në kryeqytetin Teheran me dyshimin për Covid-19.

Bëhet e ditur se 81-vjeçari Khosroshahi rezultoi pozitiv nga analizat e Covid-19 dhe se ai humbi jetën në spitalin ku ishte shtruar.

I lindur në qytetin Tebriz në vitin 1939, Khosroshahi pas revolucionit në 1979-n ka kryer detyrën e përfaqësuesit të liderit të revolucionit Ayatollah Ruhollah Khomeini për dy vite në ministrinë e diturisë dhe kulturës islame.

Po ashtu Khosroshahi për një periudhë ka kryer edhe detyrën si kreu i zyrës përfaqësimit të Iranit në Kajro si dhe në detyrën e ambasadorit të Iranit në Vatikan.