Ish-diplomati amerikan: Irani është më afër ndryshimit të regjimit se kurrë më parë

18/07/2018 - 19:35

   Ish-diplomati amerikan Mitchell Reiss ka diskutuar historinë e tij me grupin e Rezistencës Iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe se si duhet komuniteti ndërkombëtar ta mbështesë MEK-un, gjatë Mbledhjes Irani i Lirë në Paris muajin e shkuar.

Reiss, i cili ishte në krye të një paneli diskutimi, shpjegoi se ai e kishte njohur për herë të parë MEK-un dhe rolin e tyre si rezistenca e popullit iranian në mes të viteve 2000, kur mbi 3,000 anëtarë të MEK po mbaheshin si të burgosur virtualë brenda Kampit Ashraf në Irak.

Ai tha: “Kushtet atje ishin shtypëse. Këta individë të guximshëm, burra dhe gra, kishin rrezikuar jetën për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara kur ata hynë në atë vend për të çliruar popullin iraken nga Saddam Hussein. Për këto përpjekje, ata kërcënoheshin vazhdimisht nga anëtarë të qeverisë së Irakut të cilët vepronin si proksi të regjimit iranian. Dhe në të paktën tre raste, këta njerëz të paarmatosur e të pambrojtur janë sulmuar brutalisht dhe vrarë nga agjentë të Iranit.”

Të mbijetuarit e këtyre sulmeve u zhvendosën në Kampin Liberty në Irak për të qenë të sigurtë, por vazhduan të trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore dhe të ishin subjekt i sulmeve. Ata që i mbijetuan Kampit Liberty u zhvendosën në Shqipëri dhe tashmë janë nën mbrojtjen e qeverisë shqiptare, e cila i reziston kërcënimeve të regjimit iranian kundër MEK.

Etiketimi Terrorist

Reiss shpjegoi se MEK dikur ishte e listuar gabimisht si organizatë terroriste nga SHBA, në një përpjekje të dëshpëruar nga Presidenti i atëhershëm Bill Clinton për të qetësuar regjimin në vitet 1990 dhe u hoq nga lista vetëm në vitin 2012, pas urdhrit të Sekretares së atëhershme të Shtetit Hillary Clinton. Kjo gjë ndodhi gjithashtu edhe në disa vende europiane, të cialt e hoqën MEK nga lista e terrorizmit përpara vitit 2012.

Reiss tha: “Kjo është një fitore e madhe për opozitën demokratike, dhe një goditje për mullahët në Teheran.”

Kryengritja

Më pas ai shpjegoi se gjatë raundit të fundit të protestave madhore në Iran, mbi zgjedhjet e vjedhura në 2009, njerëzit u “shtypën brutalisht nga regjimi” dhe thirrjet e tyre u shpërfillën nga SHBA.

Por tani, ai e sheh se është bërë një ndryshim dhe gjatë kryengritjes së fundit sytë e Amerikës janë fiksuar tek Irani, falë edhe Rudy Giuliani-t dhe John Bolton-it, të cilëve Donald Trump ua dëgjon fjalën dhe të cilët kanë folur shumë për mbështetjen ndaj MEK.

Reiss tha: “Në mbarë Iranin, ne kemi parë protesta që shpërthejnë në mënyrë spontane, duke protestuar kundër korrupsionit endemik, kundër keqmenaxhimit ekonomik, kundër mbështetjes ndaj aventurave të huaja në Irak, Siri, Liban, Jemen, dhe në vende të tjera në vend të investimit për popullin e vet brenda vendit. Frika ndaj regjimit po zbehet dhe njerëzit po e gjejnë përsëri zërin e tyre.”

Kryengritja e ka bërë SHBA-në ta ndryshojë politikën e saj ndaj Iranit, duke u tërhequr nga pakti bërthamor i Iranit dhe duke rivendosur sanksionet që do ta dobësojnë regjimin dhe do ta lejojnë popullin të marrë pushtetin.

Ai këshilloi se një Iran i ardhshëm, me Maryam Rajavi-in në krye, do ta kthejë vëmendjen tek të drejtat e njeriut, barazia gjinore, dhe paqja rajonale. Kjo e ardhme, premtoi ai, është shumë e arritshme.

Ai tha: “Lajmi i mirë është se ju keni shumë miq në anën tuaj, këtu në panelin tonë dhe në mbarë Amerikën dhe Europën, të cilët duan një të ardhme më të mirë për popullin iranian. Ne të gjithë duam t’ju ndihmojmë. Ne të gjithë duam t’ju shohim ju dhe të gjithë popullin e Iranit të gëzojnë të mirat e barazisë, vëllazërimit, dhe lirisë. Ky është qëllimi dhe sot jemi më pranë realizimit të tij se kurrë më parë.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje

Miliarderi i rrëmbyer i Tanzanisë, Mohammed Dewji, është liruar vetëm 10 ditë pasi u kap nga njerëz të armatosur në qytetin e Dar es Sala

Britanikët, që janë të frikësuar nga një jetë jashtë Europës, do të mblidhen nga të gjithë cepat e vendit në Londër, në përpjekje për të

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë ngadalësuar rritjen ekonomike të Kinës.

Më shumë se 60 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur në Indi, pasi një tren mori përpara turmën e njerëzve.

Qeveria e qendrës së djathtë në Australi mund të humbas shumicën në Parlament pasi një votim i hershëm shfaqi votuesit duke dezertuar nga

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për zgjedhjet për Evropë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar një kongresmen republikan që sulmoi fizikisht një gazetar vitin e kaluar, duke iu referu

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një fest