Ish-ministri rumun emërohet zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s

18/07/2019 - 07:57

NATO emëroi ish-ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Mircea Geoana, në postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake.

Geoana, ish-udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, do të zëvendësojë amerikanen Rose Gottemoeller.

Geoana “është një mbështetës i madh i lidhjes transatlantike dhe do të sjellë në këtë post përvojën e gjatë si burrështetas dhe diplomat”, tha përmes një deklarate NATO-ja.

Ai do të jetë rumuni i parë që udhëheq këtë zyrë të lartë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter, shprehu mirënjohje për Geoanan dhe për shërbimin e Gottemoellerit.

Geoana ka qenë ministër i Jashtëm i Rumanisë në vitet 2000-2004 dhe ka garuar për president në vitin 2009, por ka humbur në balotazh nga presidenti i atëhershëm, Traian Basescu. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se rregullat aktuale për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që duan të jetojnë dhe punojn

Të hënën udhëtarët vuajtën pasojat e stuhive në Gjermaninë qëndrore dhe jugore që shkaktuan pezullime të fluturimeve dhe vonesa të trenav

Policia e Sllovakisë ka arrestuar një grup prej 30 personash , të cilët ishin fshehur nën vagonët e një treni, në përpjekje për të hyrë n

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të P

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën pë

Princi Andrew, ish-duka i Yorkut rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e publikut lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15

Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas