Policia e Sllovakisë ka arrestuar një grup prej 30 personash , të cilët ishin fshehur nën vagonët e një treni, në përpjekje për të hyrë në vend nga Hungaria fqinje.

Sipas policisë, 18 prej tyre, nga Afganistani janë arrestuar në pikën kufitare jugore Shturovo ndërsa 12 të tjerë, të cilët vazhduan rrugën këmbë, janë kapur më vonë.

Migrantët kalojnë rrallë në Sllovaki, në përpjekje për të arritur drejt vendeve të Evropës Perëndimore, sikurse është Gjermania.