Shkon në 1 380 531 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali dhe në 49 261 numri i viktimave. Ndërsa deri më sot Italia ka kryer mbi 20 milionë tamponë.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 692 viktima e 34 767 të infektuar. Persona aktivë pozitivë me Covid 19 janë momentalisht 791 746 të infektuar.

Në ditën e sotme janë shënuar dhe 19.502 pacientë të shëruar më shumë e numri i të shëruarve është përgjithësisht 539 524.

Numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore është rritur me 106 persona më shumë e aktualisht janë 34063 të shtruar në repartet Covid, ndërsa në repartet e terapisë intesive janë 3578 pacientë e 10 më shumë se një ditë më parë.

Në izolim shtëpiak janë mbi 750 mijë të infektuar. Në 24 orët e fundit Italia ka kryer 237 225 tamponë e numri i tyre që nga nisja e pandemisë është 20 199 829.