380 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Po ashtu, Italia ka regjistruar 16.974 raste të reja me Covid-19 nga 319,633 teste të kryera.

Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 115,937 viktima, ndërsa numri i të shëruarve është 21,220.

Numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në spitale është 3,417, një ulje prej 73 njësish në balancën mes hyrjeve dhe daljeve.