Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 20,709 raste të reja me COVID-19 kundrejt 207,143 tamponëve të kryer.

Kjo u raportua në buletinin e fundit te Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilës vdekjet ishin 684 (kundrejt 785 të martën).

Ndërkohë, rënia në kujdesin intensiv vazhdon (-47) ndërsa rriten të shëruarit dhe ata që janë nxjerrë nga spitali (38,740, në total 823,335).

Pranimet në spital po zvogëlohen gjithashtu, 32,454 njerëz u shtruan në spital me simptoma, 357 më pak se të martën.

Lombardia, Veneto dhe Campania janë rajonet që regjistruan rritjen më të madhe të rasteve në 24 orët e fundit, me përkatësisht 3,425; 2,782 dhe 1,842 pozitive. Pasojnë Lazio (1,791) dhe Puglia (1,668).