Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.633.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1229 raste të reja pozitive, (dje ishin 1008) për një total prej 289.990 të prekurish nga Covid-19.

Gjithashtu pati edhe 695 të shëruar, për një total prej 214,645 raste pacientësh.

Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 176 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16.903, kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103.640.