Rënie e ndjeshme e rasteve Covid gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Sipas shifrave zyrtare bëhet fjalë për 5,948 infektime të reja, nga 9,148 që ishin dje. Ndërkohë numri i viktimave ka qenë më i lartë, Krahasuar me një ditë më parë që ishin 144 fatalitete, sot janë shënuar 256 viktima.

Në vend janë kryer 121.829 tamponë, me një shkallë pozitiviteti 4.9%.