Ndërsa në rajonet Lombardi dhe Veneto, në Itali shënohet rritje e numrit të personave të prekur me koronavirus, 51 të prekur deri më tani, nga instituti italian i sëmundjeve infektive në Romë vijnë lajme pozitive.

Në buletinin mjekësor të drejtuesve të kësaj strukture informohet se është në gjendje të mirë shëndetësore e drejt shërimit shtetasi kinez i prekur, së bashku me bashkëshorten e tij nga koronavirus.

Ai ka dalë nga gjendja e terapisë intensive. Çifti kinez, banorë të Wuhan, u identifikuar me koronavirus gjatë udhëtimit të tyre turistik në Romë.

Gjithashtu mjekët e kësaj strukture informojnë se është shëruar nga koronavirus e pritet të dalë sot nga spitali shtetasi italian i mbërritur pak ditë më parë së bashku me 55 italianë nga Wuhan.