Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku trupi i një burri 37-vjeçar u gjet në një valixhe në rrugë të kryeqytetit italian.

Dyshohet se përgjegjëse për këtë vepër kaq të rëndë shihet të jetë bashkëshortja e të ndjerit.

Valixhja u gjet sot në mëngjes, në zonën e Santa Maria del Soccerorso, kur një kalimtar kontaktoi 112 pasi vërejti njolla gjaku që dilnin nga valixhja.

“Pas ndjekjes së njollave të gjakut, të cilat kishin gjakosur rrugën në të cilën ishte tërhequr zvarrë valixhja me trupin e pajetë zbuluam të shoqen e viktimës, një grua 39 vjeçare”, tha policia.

Ajo tha se shkaku i vdekjes së 37-vjeçarit mendohet të ketë qenë nga marrja e mbidozës së drogës.

Për policinë mbetet i dyshimtë fakti sesi bashkëshortja e viktimës ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga banesa, pasi ajo rezultonte me një fizik të dobët, ndërsa viktima peshonte 90 kg.