Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 88 qytetarë nga koronavirusi.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë kryer 205, 335 teste, nga të cilat rezultuan 2, 079 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë, në Itali janë regjistruar 126, 855 humbje jete. Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 7, 616 persona. Gjatë 24 orëve në Itali janë aplikuar 570, 805 doza të vaksinës kundër koronavirusit.