Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Një sërë tërmetesh janë regjistruar në Scarperia dhe San Piero në provincën e Firences në Mugello.

Thellësia e tij ishte 9 kilometër, raporton Instituti Gjeofizik Kombëtar.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 26 km në veri të Firences dhe 234 km në jug-lindje të Milanos. Aktualisht nuk raportohen për dëme në njerëz.