“Për fat të keq të infektuarit me koronavirus me siguri i tejkalojnë njëqind të prekur në të gjithë vendin” – konfirmoi presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana. Numri i personave që do të duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për të shmangur përhapjen e Coronavirus “do të jetë shumë domethënës”, shtoi Fontana, duke sqaruar se strukturat e tjera janë duke kërkuar përveç spitalit ushtarak Baggio në Milano dhe shtëpizave aeronautike në Piacenza, një tjetër vend ku të sistemohen të prekurit.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, gjatë një konference për shtyp paraditen e sotme ka deklaruar se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për një javë, raporton Corriere della sera.

“Ka shumë ngjarje në qytet, unë nuk imagjinoj një qytet të blinduar në të cilin gjithçka anullohet, por ato që nuk janë të detyrueshme dhe mund të shtyhen do t’i shtyjmë” – tha ai.

“Në këtë pikë, madje edhe në një nivel të kujdesshëm, unë mendoj se aktivitetet e shkollës duhet të ndërpriten në Milano. Unë do t’i propozoj Presidentit të Rajonit që të mbyllen në të gjithë  metropolin” – tha Sala.