Itali, qeveria projekton kalimin në fazën 2, rinisjen e aktiviteteve dhe zbutjen e masave të izolimit

08/04/2020 - 09:00

Më në fund duket se në Itali po shihen ulje të rasteve të reja të infeksionit në kurbën e epidemisë. Nëse në ditët në vijim konsolidohet kjo tendencë mund të thuhet se kthesa e shumëpritur ka nisur dhe frymëmarrja e një populli të tërë do jetë më e lehtësuar.

Autoritetet e shëndetësisë në vend thonë se edhe nëse shifrat do bien shpejt, koronavirusi do mbetet mes popullatës dhe se duhet të zbatohen me rigorozitet masat e distancimit shoqëror sepse çdo relaksim mund të nënkuptojë një rifillim të qarkullimit të koronavirusit.

Heqja e izolimit në dy faza, në fillim aktivitetet pastaj njerëzit

Takimi virtual përmes një video konference midis kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe grupit tekniko shkencor për të diskutuar mbi vazhdimin e masave të izolimit dhe situatën epidemike pati si rezultat konkluzionet e së ashtuquajturës ‘Faza 2’, e cila do të jetë e karakterizuar nga dy hapa:

e para (pas të hënës së Pashkëve) do të ketë të bëjë me hapje të vogla të aktiviteteve të prodhimit, ndërsa e dyta (pas datës 4 maj) do të përfshijë një rimodelim tërësor të masave.

Në çdo rast, nuk u hipotezua asnjë datë por u theksua vetëm nevoja për maturi dhe gradualitet.

Gjithashtu mendohet se nëse situata epidemiologjike konfirmon ende trendin zbritës në numrat e grafikut të epidemisë do të rifillojë lëvizja e reduktuar dhe njerëzit do të dalin nga shtëpitë, por me shumë masa paraprake pasi koronavirusi ende nuk është mposhtur dhe duhet pritur të paktën mesi i muajit maj.

Për autoritetet është e kuptueshme se sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e vështirë mbajtja e njerëzve në shtëpi siç u dëshmua në fundjavë ku u vendosën rreth 10 mijë gjoba për thyerje të masave izoluese, dhe duket se për të pirë një kafe në një bar apo për të ngrënë me miqtë në një restorant do duhet pritur akoma.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Marrëdhënia që Presidenti amerikan ka me gazetarët nuk shumë e mirë, por jo deri aty sa t’i gëzohet daljes së një grupi gazetarësh pa pun

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me Covid-19 ka shfaqur probleme me shikimin.

Ekonomia franceze do të tkurret me 20% në tremujorin e dytë si rezultat i masave të ashpra të bllokimit të vendit për shkak të pandemisë

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vijon të rritet por me ritme më të ngadalta.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga COVID-19.

Mbyllje e vendeve të punës, falimentime dhe plane shpëtimi, sektori ajror është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka bllokua

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut bëri sot thirrje për projekte të mëdha infrastrukturore për të rritur ekonominë e SHBA-së pas pandemi

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëroi sot se pandemia e COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me valën e nxeht

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar një rritje të lehtë të infeksioneve të reja, të cilat u rritën nga 300 në 397, megjithatë mbete