Autoritetet shëndetësore italiane njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 65 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 126,588 persona.

Ministria e shëndetësisë bëri me dije se nga 84,567 mijë teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 1,273 persona me Covid. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 4,233, 698 raste me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë 24 orëve në Itali janë administruar 493,112 doza të vaksinave kundër Covid.