Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine prej 1176 kg, të fshehur në një kontejner me banane dhe që vinte nga Amerika e Jugut.

Mësohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Gjermania.

Kokaina ishte konfeksionuar në 144 pako. Operacioni u ekzekutua nga Guardia di Finanza , Europol, Antidroga Italiane.

Konsiderohet një nga sekuestrimet me të mëdha në territorin italian me vlerë përfitim rreth 250 milionë euro.

Guardia di Finanza informon se gjatë 12 muajve te fundit është sekuestruar 2.5 tonë kokainë.