Në Itali janë shënuar 161 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një më pak sesa ditën e djeshme.

Ndërkohë, rastet e reja janë 665, duke shënuar ulje krahasuar me 24 orë më parë (813).

Në 24 orët e fundit janë shëruar 2881 persona. Një ditë më parë, shifra e të shëruarve ishte 2075.

Gjithashtu, janë 4 rajone italiane, që nuk kanë regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19.