Itali, shifra e viktimave nga Covid-19 mbetet alarmante

01/12/2020 - 18:16

Sot në Itali u testuan rreth 180 mijë tamponë, që rezultuan në 19.350 raste pozitive ndaj COVID-19. Një bilanc në rritje nga dita e djeshme, por që e parë përgjatë dy javëve të fundit jep një ecuri që shkon drejt uljes. “Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është qetësuese”, deklaruan autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bilanci i viktimave mbetet tejet e rëndë, me 785 të vdekur kundër 672 të 24 orëve më parë, por lajme të mira vinë nga rënia e shifrave të shtruarve dhe terapive intensive.

Ndërkohë, një raport i fundit tregon shqetësim për situatën e përhapjes së pandemisë në burgje. Më shumë se 1 mijë raste janë ato të evidentuar, që përfshinë të burgosurit por edhe rojet dhe personelin shëndetësor në strukturat e burgjeve, veçanërisht ato në Lombardi dhe Kampanja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të Shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të prem

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p