Itali, shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh, 4 të vdekur

20/11/2019 - 21:47

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur rëndë pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshme në një fabrikë fishekzjarrësh në Mesina, Itali. Ndërkohë një tjetër person rezulton i zhdukur.

Sipas mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur mesditën e së mërkurës rreth orës 17:00 dhe një nga viktimat është bashkëshortja 71-vjeçare e pronarit të fabrikës. Ndërsa mes të plagosurve është dhe djali i pronarit 37 vjeç, që është në gjendje të rëndë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.

Në momentin e shpërthimeve brenda në fabrikë ndodheshin disa punëtorë që po punonin me saldatriçe dhe sipas informacioneve të para kanë qenë shkëndijat e tyre që kanë shkaktuar shpërthimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit dhe pas protestave masive që qytet

Minsku dhe qytete të tjera të Bjellorusisë u përfshinë nga dhuna e ashpër dhe protestat anti-qeveritare natën e të dielës pas mbylljes së

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pa

Një maskë mbrojtëse duhet mbajtur tani në shumë pjesë të Parisit, duke filluar nga e hëna, pasi autoritetet vendosën të marrin masa të re

Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja.

Rikthimi i fëmijëve në shkollë për qeverinë britanike është përparësi kombëtare.

Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjepru

Janë në rritje rastet me koronavirus në Itali, por bien ndjeshëm bilanci i viktimave.

Sahar Fares 27 vjeçe, pjesë e ekipit të ndihmës së shpejtë, ka qenë një nga 158 viktimat që kanë humbur jetën në shpërthimin në portin e

Në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ritmet e përhapjes së COVID-19 po shtohen.