Janë 295 rastet e reja me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit, një shifër në rënie në krahasim me dje, kur u regjistruan 379 raste.

Ndërkohë, në vendin fqinj janë shënuar 5 viktima, një shifër sërish më e ulët sesa dje (9). Në 24 orët e fundit janë 255 të shëruar.

Në total, Italia ka regjistruar 247 832 të infektuar me Covid-19, ndërsa viktimat janë 35.146.