Italia dëbon katër të dyshuar për terrorizëm

09/08/2018 - 12:31

Italia ka dëbuar 4 shtetas të huaj të dyshuar për terrorizëm. Mes tyre janë një 37-vjeçar nga Kosova dhe 39-vjeçar maqedonas, ndërsa dy të tjerët janë një tunizian dhe një francez.

Këta persona mbaheshin prej kohësh nën vëzhgim për aktivitetin e tyre. 39-vjeçari me kombësi maqedonase ishte i dënuar në Siena nën akuzën e dhunës në familje. Ai ishte i dyshuar se i përkiste një organizate paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.

37 -vjeçari nga Kosova, i cili ishte rezident në Bolonja ishte nën monitorim që prej në vitit 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Shqiptarëve myslimanë në Itali.

Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Brigadier Gjernerali i IRGC-së, Saeed Ghassemi, ka rrëfyer për herë të parë më 15 prill 2019 se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm Мevl

Banka Botërore ka ofruar 140 milion dollarësh në mbështetje të një projekti për “Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perën

Ende askush nuk po deklarohet se cilit institucion i përket vetura zyrtare 4Z, në të cilën një zyrtar i shtetit po kryente marrëdhënie se

Popullariteti i Emmanuel Macron është rritur me 3% në muajin prill, pas zjarrit të rënë në Notre-Dame, në Paris.