Italia ka nisur testimet për 5 vaksina kundër virusit COVID-19

01/04/2020 - 18:40

Testimet po kryhen nga kompania italiane Biotech Takis me qendër në Castel Romano në afërsi të Romës , në bashkëpunim me Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë "Spallanzani".

Testimet për 5 vaksinat e reja janë autorizuar nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e rezultatet e tyre priten në mes të muajit maj. Ndërsa eksperimentimi tek njeriu do të nis në muajin shtator.

Eksperimentimi i vaksinës do të nis nga proteina e njohur me emrin "spike", përmes të cilit virusi sulmon rrugët e frymëmarrjes e mushkëritë tek njeriu.

Këto janë testime par klinike që konsiderohen një hap i rëndësishëm deri tek vaksina për njeriun. Nga këto 5 testime vaksinash do të zgjidhet ajo që do të jap rezultatin më të mirë. Detyra e kësaj vaksine është të prodhoj antikorpet më të fuqishme për të luftuar virusin Covid-19.

Sipas kompanisë Takis, testimet bazohen në krijimin e një vaksine gjenetike me një teknologji të quajtur elektroporazione që injektohet në muskul e shoqëruar me një impuls elektrik, me qëllim hyrjen e vaksinës në celula për të stimuluar sistemin humanitar.

Isntituti Italian i Sëmundjeve infektive Spallazani do të eksperimentoj efektin e vaksinave në celula e aftësinë e tyre për të bllokuar virusin.

"Nëse testimet japin rezultate të kënaqshme, në vjeshtë do të nisin eksperimentimi tek njeriu" thotë menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Takis, Luigi Aurisicchio.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik

Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, që kundërshtonin planet e Kinës për të miratuar një ligj të ri të sigu

Italia ka shënuar bilancin më të ulët të viktimave prej më shumë se 2 muajsh e gjysmë.

Instituti kinez i virologjisë në qytetin ku edhe u shfaq së pari Covid 19, ka patur tre viruse të gjalla të lakuriqëve të natës por asnjë

Qytetet gjermane janë organizuar në tubime kundër masave kufizuese që qeveria po aplikon me arsyen e pandemisë Covid-19.

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nis sot në një gjykatë në Jerusalem.

Pas një izolimi mbi dymujor trafiku ajror fillon aktivitetin në Europë. Por asgjë nuk do të jetë si më parë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Primavalle, në një periferi të Romës.

Sipas statistikave të publikuara nga Mbrojtja Civile italiane, në 24 orët e fundit janë shënuar 669 të infektuar dhe 119 viktima nga COVI

Zëdhënësja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany zbuloi pa dashje numrin e llogarisë bankare private të Presidentit Donald Tru