Vazhdon trendi në ngadalësim i pandemisë së koronavirsusit në Itali, regjistrohen 604 viktima në 24 orët e fundit.

Numri total i viktimave ka arritur në 17,127.

Numri i personave të infektuar qe nga nisja e pandemisë deri më sot është 135,586 e janë regjistruar 3,039 raste më shumë se një ditë më parë.

Numri i pacientëve në terapi intesive është 3,792 me një ulje të ndjeshme me një ditë më parë me 106 pacientë më pak.

Numri i pacientëve të shëruar është 24,392 me 1,555 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.