Më në fund Italia duket se do të ketë një qeveri të re.

Lëvizja ‘5 Yjet’ dhe ‘Lega Nord’ kanë rënë dakord për të krijuar një qeveri të përbashkët.

Pasditen e sotme, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini i kanë telefonuar presidentit duke i thënë se kishin arritur dakordësinë dhe kërkonin që të mblidheshin për të emëruar qeverinë e re.

Por kush do të jetë kryeministri i ri?

‘Kryeministri do të jetë një njeri politik e jo teknik’,është shprehur lideri i Lëvizjes ‘5 Yjet’ Luigi Di Maio.