Vazhdon e rritet numri i të prekurve me koronavirus në Itali duke ndezur kështu dritën e kuqe të alarmit.

Kreu u Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli ka bërë një përditësim të të dhënave ku tregoi se numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 76.
“76 persona janë prekur nga koronavirusi deri tani, i vendosur në 5 rajone: 54 prej tyre janë në Lombardi, 17 në Veneto, 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio dhe 1 në Piemonte.

Aktualisht 33 persona janë shtruar në spital me simptoma, nga të cilat 18 në kujdesin intensiv, 11 janë në izolim në shtëpi. Dy vdiqën, ndërsa një person u lirua nga spitali”– tha Borelli.

Ndërsa kryeministri Conte në një mbledhje urgjente me Mbrojtjen Civile ka thënë që në zonat që janë vatër semundjeje duhet të ndalohet hyrja dhe dalja.