Stuhi të papritura, tornado të vogla dhe breshër. Kjo pritet të jetë panorama metereologjike për gjysmën e Italisë, duke nisur nga mbrëmja e së dielës.

Liguria, Piemonte, Lombardia dhe pjesa tjetër e veriut, por edhe Sardenja, Toskana, Umbria, Lacio dhe Marche pritet të preken nga moti i keq.

Zonat që pritet të kalojnë situatat më kritike do të jenë Piemonte, Liguria, Lombardia dhe Toskana.

Moti i keq pritet të zgjasë 36 orët në vijim, ndërsa të martën gjithçka mund t’i kthehet normalitetit.

Sinoptikanët këshillojnë ata që kanë shkuar me pushime ose që do të organizojnë eskursione të këshillojnë më parë buletinet metereologjike.