Italia prezanton aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit

02/06/2020 - 14:40

Italia ka nisur një aplikacion për smartfonët, që dërgon një mesazh për të paralajmëruar qytetarët nëse ndodhen në afërsi të dikujt që është i infektuar me koronavirus.

"Aplikacioni i softuerit është në dispozicion dhe mund të shkarkohet falas", theksoi Ministria e Shëndetësisë.

Funksionet e aplikacionit do të aktivizohen më 8 qershor, fillimisht në Abruzzo, Liguria, Marche dhe Puglia, përpara se të vihen në dispozicion në rajone të tjera.

Aplikacioni, i quajtur "Immuni", është i bazuar në teknologjinë Bluetooth dhe është zhvilluar nga një kompani me qendër në Milano.

Italia u prek thellë nga pandemia që u shfaq në shkurt, me Lombardinë epiqendrën e epidemisë.

Deri më 1 qershor, Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi 33 475 vdekje nga virusi dhe 233 000 raste infektimi.

Ministria e Shëndetësisë siguroi qytetarët se aplikacioni ishte zhvilluar në përputhje me ligjet europiane dhe italiane për mbrojtjen e të dhënave, pasi aktivistët kishin shprehur shqetësimin në lidhje me privatësinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Mendoj se kam bërë një gabim. Mendoja se ishte një shaka, por nuk qenka kështu”.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka kërkuar qeverisë aktuale dhe prokurorit të përgjithshëm që të dorëhiqen.

Virusi është ende mes nesh, të mos ulim vigjilencën, thotë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

"Nëse do të kisha folur për këtë në Kinë, ata do të më kishin burgosur ose ndoshta më keq.", tha Dr Li-Meng Yan, e cila u arrati

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e koronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pje

Vijon trendi në ulje i numrit të viktimave dhe rasteve të reja në Itali si pasojë e virusit Covid-19.

Shifrat e koronaviruit në botë vijojnë të rriten me ritme në larta sidomos në SHBA dhe në Amrikën Latine.

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz

Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q