Italia, gjatë 24 orëve të fundit, ka regjistruar të infektuar me Covid 2 557 raste të reja nga 220 939 testime të kryera.

Ndërkaq bëhet me dije se kanë humbur jetën 73 persona, duke e çuar në 126 415 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19 në Itali.

Sipas autoriteteve, janë shtruar në spital 836 persona të infektuar me Covid, ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 7853 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali është 4,227,719, ndërsa betejën me këtë sëmundje deri tani e kanë fituar  3,901,112 pacientë.