Italia regjistroi sot 541 vdekje 20 mijë e 648 pacientë të prekur me Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Të shtunën, 26.323 njerëz u sëmurën, që është gjithashtu një rënie prej pak më pak se 6.000 krahasuar me një ditë më parë.

Ndërsa, numri i infeksioneve me koronavirus është më shumë se 62 milionë në shkallë globale, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja ka më shumë se 13 milionë të prekur me Covid-19, më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milionë raste dhe Brazili me 6 milionë. Pothuajse 1.5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi.

SHBA-ja përsëri kryeson listën me më shumë se 266,000 vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172,000 vdekje dhe India me gati 137,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të shtunën, 26 323 njerëz u sëmurën, që është gjithashtu një rënie prej pak më pak se 6 000 krahasuar me një ditë më parë.