Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandemia Covid-19.

760 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 13.915.

83.049 janë të prekurit nga koronavirusi, 2417 më shumë sesa një ditë më parë.

1432 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 18278.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 115.241 persona pozitivë me Covid-19.