Italia vijon të regjistrojë prej ditësh shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, por tashmë rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe viktimat.

Në buletinin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj bëhet me dije se në 24 oret e fundit kanë rezultuar të infektuar 26.831 persona nga 201 mijë testime të kryera. Një ditë më parë, në vendin fqinjë u regjistruan 24.991 të prekur.

Gjithashtu kanë humbur betejën me virusin 217 persona.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar 616 mijë të infektuar dhe mbi 38 mijë viktima.