Në Itali, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, të paktën 225.886 njerëz janë prekur nga virusi Sars-CoV-2, ku 451 persona janë infektuar në 24 orët e fundit.

Gjithashtu 99 viktima janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke arritur në total në 32.007 të vdekur.

Aktualisht, sipas autoriteteve nga Mbrojtja Civile janë të infektuar 66,553 persona. 

Edhe numri i të shëruarve vijon të rritet me ritme të shpejta, ku ditën e sotme ka pasur 2150 të shëruar të tjerë. Në total 127,326 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19.