Autoritetet shëndetësore italiane bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 169 persona me Covid-19 dhe 13 kanë ndërruar jetë.
Deri tani numri i të vdekurve në shtetin fqinj ka shkuar 34.967 persona. Ndërkohë rastet aktive në mbarë Italinë janë 13.157 persona.
Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 178 pacientë. Ndërsa të infektuarit me koronavirus që prej nisjes së pandemisë janë 243.230 persona.