Sipas ministrit italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza, Italia ka vendosur të zgjasë izolimin dhe masat shtrënguese deri më 12 prill.  

Mediat italiane kanë cituar ministrin italian, që tha se vendi po zgjat izolimin dhe masat shtrënguese deri në “të paktën” 12 prill.  

Ky njoftim ka ardhur pak pas raportimit të shifrave të përditshme që treguan se numri i vdekjeve në vend nga koronavirusi ka shkuar në 11.591 persona.  Masat pritet të jenë në fuqi të paktën deri në Pashkët.

Për herë të parë, Italia vendosi izolim tre javë më parë dhe po përballet prej atëherë me një shpërthim të egër të virusit vdekjeprurës, duke ia kaluar edhe Kinës.