Ivanka Trump, vajza dhe njëherësh këshilltarja e Donald Trump ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president i SHBA-ve më 20 janar.

Sipas disa burimeve pranë Trump kjo është quajtur si një fyerje ndaj presidentit në detyrë nga vajza e tij dhe se pjesëmarrja e saj në të do t’i kushtonte mijëra vota dhe se ishte vendimi më i keq i jetës së saj.

Por Ivanka po mendon për të ardhmen e saj politike. “Ivanka është e shqetësuar për karrierën e saj politike dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin”., thonë burimet.

Pjesëmarrja në ceremoninë e kalimit të pushtetit tek administrata e Biden, Ivanka Trump mendon se do të vlerësohet nga qytetarët, madje mund të fitojë mbështetës të rinj. Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe të konfirmuar nga Ivanka Trump rreth këtyre lajmeve.