59 murgesha kanë rezultuar pozitive me koronavirus në Romë.

Ato janë pjesë e dy manastireve në zona periferike të kryeqytetit italian.

Murgeshat po kurohen në kushte shtëpie në qendrat e tyre e vetëm një nga ato po kurohet në spital.

Prefekti i Romës ka autorizuar izolimin e plotë të dy manastireve.

Nga të dhënat e fundit zyrtare në Romë janë regjistruar 1008 pacientë pozitiv me COVID-19 e 43 viktima.