Izraeli do të mbajë zgjedhje për herë të tretë brenda një viti

12/12/2019 - 10:52

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reja më 2 Mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pasi Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij kryesor, nuk arritën marrëveshje për një koalicion qeverisës.

Me 94 vota pro dhe asnjë kundër, ligjvënësit miratuan një mocion për shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Vendimi u mor disa orë pasi skadoi afati për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të muajit Shtator.

Në ato votime, sikurse edhe të muajit Orill, partia konservatore Likud e Netanyahu ishte ‘kokë më kokë’ me partinë e ish-gjeneralit Benny Gantz. Asnjëri nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin me 120 vende për të ngritur një koalicion të qëndrueshëm qeverisës.

Zgjedhjet e reja do të mbahen nën hijen e akuzave për korrupsion që u ngritën muajin e kaluar kundër Kryeministrit Netanyahu.

Duke mohuar akuzat, Netanyahu ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekje për një “grusht shteti” që synonte rrëzimin e një udhëheqësi popullor. Kritikët pohojnë se Netanyahu po përpiqet të pengojë shtetin e së drejtës dhe të vendosë në qendër të fushatës portretizimin e vetvetes si viktimë të një komploti shtetëror.

Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen për shkak të aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t’u kërkojë ligjvënësve t’i japin atij imunitet nga ndjekja penale.

Netanyahu do të mbajë postin deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të reja, një proces që mund të zgjasë me muaj pas votimeve të Marsit. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e kësaj të hëne, Kryeministri i Libanit, Hassan Diab njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij pasi një shpërthim i fuqishëm i portit

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, një rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 ra

Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit dhe pas protestave masive që qytet

Minsku dhe qytete të tjera të Bjellorusisë u përfshinë nga dhuna e ashpër dhe protestat anti-qeveritare natën e të dielës pas mbylljes së

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pa

Një maskë mbrojtëse duhet mbajtur tani në shumë pjesë të Parisit, duke filluar nga e hëna, pasi autoritetet vendosën të marrin masa të re

Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja.

Rikthimi i fëmijëve në shkollë për qeverinë britanike është përparësi kombëtare.

Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjepru

Janë në rritje rastet me koronavirus në Itali, por bien ndjeshëm bilanci i viktimave.